Biçakut i ishte dhënë dënimi prej 7 vitesh por i kishte shpëtuar dënimit duke u larguar në drejtim të Italisë.
Arben Biçaku në bashkëpunim me të afërmin e tij E.B, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion rumunen A.M dhe moldaven S. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me 7 vite burg.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com