TIRANË- Ekstradohet nga Stokholmi i Suedisë drejt vendit tonë një 31-vjeçar shqiptar.

Interpol Tirana ekstradoi Nikolin Tafa i cili është dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike“.

Tafa banues në Berat më datën 07 dhjetor 2012 është dënuar nga Gjykata e Apelit të Suedisë Perëndimore me 7 vite heqje lirie ndërsa autoritetet vendase kanë miratuar transferimin e dënimit për 31-vjeçarin.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)