TIRANE - Ekstradohet nga Greqia një 40-vjeçar, i dënuar nga gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”.
 
Specialistët e Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Greqia drejt Shqipërisë të shtetasit Feta Kaja, 40 vjeç, lindur në Fier.
 
Mësohet se ky shtetas me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. B. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.
 
I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(er.nu/shqiptarja.com)