Ekstradohet shqiptari i parë drejt Anglisë, 24-vjeçari akuzohet se vrau punëdhënësin britanik
Elton Sefa dhe viktima John Woodward
TIRANË - Është ekstraduar drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, Elton Sefa, i kërkuar nga autoritetet atje për vrasjen e një shtetasi britanik, duke shënuar rastin e parë të esktradimit nga SHqipëria drejt Anglisë, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së ndërsjelltë në 19 korrik të 2018-ës.
24-vjeçari nga Durrësi akuzohet se më 17 prill 2018, ka sulmuar punëdhënësin, John Woodward, duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes, Elton Safa është larguar nga territori i Mbretësisë së Bashkuar dhe është arrestuar në Shqipëri në zonën e Shijakut në muajin shkurt 2019, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.
Më 5 janar të 2018 Gjykata e Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, caktoi masë sigurimi “Arrest në burg “ për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.
24-vjeçari ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Më 17 prill 2019 gjyqtari i Durrësit që kryesonte trupën e togave të zeza në seancë, Rexhep Bekteshi, vendosi të mos pranojë kërkesën e palës mbrojtëse që pretendonte se Sefa është person me probleme mendore dhe se nuk duhet te ekstradohet. Prindërit e të riut pas vendimit thanë se gjykata i ka vrarë familjarisht. Sipas tyre djali u kthye nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht, arsye për të cilën u shtrua në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019.

Elton Sefa dhe viktima John Woodward
Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.7%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Harry Redknapp sulmon Tuchel: Spiun gjerman, u dërgua këtu për të na shkatërruar
30 Mars, 11:54
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në dhe tentativë për vrasje, një shqiptar dhe një italian ekstradohen drejt Shqipërisë (EMRAT+VIDEO)
20 Mars, 16:53
-
Tiranë/ Të akuzuar për tentativë vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona
20 Mars, 13:27
-
Eduard Zaloshnja: Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri
20 Mars, 10:15
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli
19 Mars, 15:58
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
Asnje marrveshje midis ketyre vjetersirave politike nuk kam per synim shqiptaret dhe permiresimin e gjendjes se tyre, perkundrazi
Përgjigju