Ekzekutimet mafioze dhe kërcënimet/ Lleshaj dhe Veliu 'blic' në Shkodër: Jemi këtu për sigurinë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për herë të tretë brenda pesë ditëve ishte në Shkodër. Pasditen e sotme ai udhëtoi drejt veriut të vendit i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë, prefektin dhe aktorë të tjerë lokalë për rreth 90 minuta.

Tema e diskutimit kanë qenë ngjarjet e fundit, vrasjet mafioze, por edhe kërcënimet e drejtuesve të ekipit të futbollit të Vllaznisë ditën e sotme. Në përfundim të takimit, ministrit Lleshaj nuk ka detaje nga biseda duke u mjaftuar me një fjali 'Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj'.

Ndërsa Prefekti Valdrin Pjetri e mohoi që cështja e kërcënimit të drejtuesve të Vllaznisë të ishte diskutuar. "Takimi është fokusuar mbi punën që qeveria do të zhvillojë në Shkodër. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë, detajet e tjera i shprehu ministri. Në takim ishte ministri, drejtori i qarkut, doganat, tatimet dhe aktorë të tjerë, këtu u përfshi diskutimi edhe mbi sezonin turistik.

Kemi filluar masat për një sezon sa më të mirë organizuar, që shkodranëve dhe të ardhurave t'u lehtësohet jeta.  Kërcënimi i drejtuesve të Vllaznisë? Nuk ka qenë pjesë e diskutimit, pasi nuk ka qenë dicka zyrtare, nuk e di nëse policia e ka këtë informacion
"  tha ai.

Vizita blic erdhi vetëm disa orë pasi disa persona me synimin për të ndërhyrë në formacion kërcënuan dhe u bënë presion administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn me synim rikthimin e sigurisë. Kjo ishte vizita e tretë e Lleshajt në Shkodër brenda pesë ditëve. Pas vizitës të shtunën kur ndodhi vrasja, Lleshaj ishte të hënën kur prezantoi prefektin e ri, ndërsa sot udhëtoi për herë të tretë.

Drejtuesit e Vllaznise qe u kercenuan
Niko Brahimaj, Drejtori i ri i Policisë Shkodër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/04/2019 18:28

    Ja dhe pak dhe gjith mu tëria do mari fund me metodat e Enver Hoxhës. Tropojanë e lalucë, shkodrenë e lepër xhuxhë do bëhen zap si minjtë!

    Përgjigju
  • WTF: 03/04/2019 17:33

    Ka shkuar per te bere punen dhe kaq! Hamendjet se ka shkuar per vrasjet, apo per mungesen e policise kur u thye dera e universitetit, nuk vlejne. Pse nuk pyesni zyren e shtypit te ministrit dhe pastaj jepni lajmin zyrtar pse ka shkuar?

    Përgjigju
    • Erik: 03/04/2019 17:41

      Une po shpresoj te kene gjetur vrasesit dhe urdheruesit e dy vellezerve Bilali, do ishte kryelajm.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën