TIRANE- Dy kosovarë dyshohet se janë autorët e ekzekutimit mafioz të bankierit Artan Santo. Hetimet intensive të policisë dhe prokurorisë kanë nxjerrë disa detaje në lidhje me autorët e këtij krimi makabër. Aktualisht policia është duke analizuar shumë detaje nga krimi dhe nga dëshmitë e marra dhe sipas një pjese të dhënash, dy killerat besohet se kanë ardhur nga Kosova dhe mund të jenë larguar po andej meqenëse edhe gjurmët e tyre humbasin në Fushë Krujë, konkretisht në fshatin Bubq. Burimet nga grupi i hetimit kanë deklaruar se, nga dëshmitë e disa shitësve është mundur që të grumbullohen disa nga fjalët e thëna nga autorët në momentet e vrasjes.
HETIMET E POLICISË
Zbardhja e atentatit mafioz ndaj bankierit, Artan Santo ka impenjuar dhjetëra specialistëtë krimeve të rënda të Policisë së Tiranës dhe asaj të Shtetit. Janë mbledhur dhjetëra prova të ndryshme, janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë së rrugëve të Tiranës, kryesisht të zonës ku ndodhet banesa e Santos dhe selia e Credins Bank. Gjithashtu janë mbledhur dhe pamjet e kamerave të sigurisë së bankës që kanë regjistruar lëvizjet e vrasësve si dhe momentin kur Santo është qëlluar për vdekje në kohën kur ishte në tokë, pasi kishte marrë disa plumba në trup. Nga dëshmitë e mbledhura nga personat që kanë qenë dëshmitarë të krimit dhe ata kanë deklaruar se, personi i cili ka folë me Santon dhe i ka ulëritur edhe policit kishte theks të ashpër si një kosovar. Ndërkaq edhe përfshirja e kosovarëve në disa krime të rënda në Shqipëria dhe eksperienca e tyre ka bërë që të hetohet në këtë pistë.
/Shqiptarja.com