DURRES - Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim një prej autorëve të ekzekutimit të biznesmenit 50 vjeçar Leonard Murataj në derën e lokalit të tij, më 18 nëntor të këtij viti.
Sipas hetimeve të policisë, një nga dy autorët e dyshuar është Bedri Haka 20 vjeç, banues në fshatin Zezë të Komunës Nikël të rrethit Krujë. Sipas policisë, 20 vjeçari një person me precedentë të mëparshëm penalë, për disa vepra të rënda kriminale, por i pa dënuar më parë, është një nga atentatorët e biznesmenit Murataj.
Në hetimin e kryer ka rezultuar se Haka është bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 50 vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim nga ana e policisë.
Ndaj 20 vjeçarit Prokuroria Durrës më datë 23.11.2014 ka dërguar për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor e cila ka caktuar si masë sigurimi “arrest ne burg në mungesë” për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e prodhim e mbajtje të armëve e municioneve luftarake”.
Nga ana e saj policia bën të ditur se po punohet intensivisht për kapjen e 20 vjeçarit Haka, ndërsa paralelisht vijojnë hetimet edhe për identifikimin dhe arrestimin e atentatorit të dytë në mbrëmjen e 18 nëntorit.
Biznesmeni Leonard Murataj, është ekzekutuar me 5 plumba rreth orës 18:20, në derën e lokalit të tij, nga dy persona, njëri prej të cilëve Bedri Haka. Autorët arritën të përfitonin nga errësira dhe moti i keq me shi për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Durrës, biznesmeni ekzekutohet me 5 plumba në derën e lokalit
Ndërkaq, një ditë më pas, policia arriti të zbulojë automjetin e atentatorëve të braktisur në Vorë. Ekzekutimi i Muratajt në Durrës mjeti i autorit gjendet në Vorë
Murataj, ishte një person me precedentë penalë, ku në vitin 2005 u arrestua me akuzën e vrasjes së një banori të qytetit të Durrësit në tetor të vitit 1998. Biznesmeni është akuzuar edhe për pengmarrjen e Artan Ilmiut në vitin 1999 dhe vrasjen e babait të tij, Nuhi Ilmiut po në atë vit. Biznesmeni Murataj me precedentë të mëparshëm penalë
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO