Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sjell ne kuijtese per 17 Nëntorin, si ditë të clirimit të Tiranës nga e keqja, por sipas saj, komunistët vranë mendimtarët dhe intelektuaklët e qytetit të Tiranës. 

Deputetja e PD-së, Tabaku në nje status të saj ne Facebook  shprehet: “Çfarë nisi në 12 nëntor 1944, në kryeqytet, ishte vetëm preludi i asaj çfarë do të vinte më pas.


Një Nacht der langen Messer (Nata e thikave të gjata) në versionin komunist, ku urdhëri i lëshuar nga udhëheqësit e partizanëve ishte për të vrarë dhe shfarrosur të gjithë ata mendimtarë dhe intelektualë që nuk ishin pro ideologjisë së tyre.

Fryma terroriste përmes së cilës u vranë nga një grup terroristësh ishte një prelud rrënqethës i asaj çfarë qe në të vërtetë ishte ajo betejë nën petkun e çlirimit kombëtar. Duke reflektuar 17 nëntorin si një çlirim nga e keqja, duke menduar se shpëtuam prej saj, pa kuptuar që ajo errësirë e nazizmit u pasua nga një errësirë që zgjati më shumë dhe pati efekte më të mëdha në shoqërinë tonë, rrezikojmë ta shndërrojmë shoqërinë në një masë pa bërthamë dhe pa të djeshme”.
 
“Datat e këtyre përkujtimoreve nuk duhet të ngrihen mbi një mesknitet, pashpirtshmëri dhe vulgaritet në shërbim të një vote duke përkujtuar kështu ata që ushtruan terror ndaj qytetarëve të këtij vendi. Mbi të gjitha, këto ditë duhet të jenë një angazhim shoqëror për të kuptuar atë çfarë nuk shkoi dje, duke qenë se e djeshmja ende sorollatet rrugëve dhe rrugicave të këtij vendi si një fantazëm”, shkruan Tabaku.
 
Po ashtu, Tabaku shpreh nderim për të gjithë ata që u ekzekutian nga diktatura, ku citon: “Në nderim të atyre që u vranë barbarisht nga ata që më pas do të ishin diktatorët dhe shtypësit e një kombi në formën më të përgjakshme:
 
Akil Sakiqi
 
Nazmi Uruci
 
Fahri Dabulla
 
Mumtaz Kokalari
 
Vesim Kokalari
 
Ismail Petrela
 
Muharrem Lleshi
 
Muharrem Liku
 
Abdulla Saraci
 
Jorgji Mema
 
Nebil Cika
 
Hamid Greblleshi
 
Subi Topulli
 
Kapllan Deliallisi
 
Jakup Deliallisi
 
Shefqet Deliallisi
 
Anton Fekeci
 
Isuf Allamani
 
Boris Belevski
 
Minella Toci
 
Selim Kelmendi
 
Selaudin Korca
 
Lluka Xhumari
 
Ali Panariti
 
Rakip Kalenja
 
Hasan Dine
 
Azis Blloshmi
 
Faik Shkupi
 
Mehmet Dada
 
Rifat Tershana
 
Aleks Mavraqi
 
Selman Shtjefni
 
Petraq Pekmezi
 
Ndue Pali
 
Syrja Kokalari
 
Bajram Cuka
 
Lorenc Rasha ./ATSH/
 
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )