Ekzekutimi i mikut të Ervis Martinit dhe Paulin Gjergjit, gjyshi i autorit: Nipi kishte vetëm 24 orë që doli nga burgu i bënë atentat

Ekzekutimi i mikut të Ervis Martinit dhe Paulin Gjergjit, gjyshi i autorit: Nipi kishte vetëm 24 orë që doli nga burgu i bënë atentat

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

Vetëm pak orë pasi gjykata e Kurbinit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Kreshnik Tushwn, të arrestuarin e vetëm si të dyshuar nga policia dhe prokuroria e Laçit, në atentatin e Mamurrasit, ku u vra Bujar Hasani (Lika) dhe Paulin Gjergji (Markaj), ka reaguar familja e tij. Ndue Tusha, gjyshi i Kreshnikut ka pohuar se nipi i tij është arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Nduja, tregon se kur nipi ka mbaruar dënimin për këtë akuzë dhe në datën 29 maj 2020 është liruar plotësisht nga burgu, duke qenë i lirë pa asnjë masë tjetër të vendosur nga gjykata. “…më 30 maj 2020, Kreshniku ka dalë të pinte një kafe në ambientet jashtë shtëpisë me Ermal Lekën. Të dy dolën me makinën e Ermalit. Kur janë kthyer teksa Kreshniku ka zbritur nga makina në orën 22:00, është gjendur nën breshërinë e armëve, duke e plagosur në këmbë. E gjithë skena ka ndodhur mbrapa banesës së Kreshnikut. Të shtënat e armëve janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës dhe janë dëshmitarë të gjithë lagjia që Kreshniku është plagosur pranë banesës së tij…”-thotë Ndue Tusha.

Më tej ai shton se kërkojnë zbardhjen e kësaj çështje që të sqarohet plotësisht pozicioni i nipit të tij. Ky i fundit, shprehet i bindur se nipi i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, ku mbetën të vdekur dy persona. Ai shton se, Kreshniku, kishte vetëm 24 orë që ishte liruar nga burgu dhe sikur të kishte qëllim për të vrarë dikë, nuk kishte kohën e mjaftueshme dhe qartësinë e duhur për të kryer një krim të kësaj natyre.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pllumi: 03/06/2020 19:11

    Ca ja u dasht kjo pune more Ndue. Tash o ju o ata me lshua Lacin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen