-
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli rikthen në burg Kreshnik Tushën: Nuk bashkëpunon me drejtësinë
Kreshnik Tusha u arrestua mbrëmjen e vrasjes, ku u paraqit i plagosur në spitalin e Kurbinit, por që me identifikimin e autorëve të vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, u la në arrest shtëpie. Fakti që ai nuk ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka sqaruar se si është plagosur, ka bërë që apeli ta rikthejë atë sërish në burg, në seancën e mbajtur më 5 gusht.
7 Gusht 2020, 10:08 -
Burg pa afat killerit, shok i ekzekutuesit të 2 biznesmenëve në Laç, nëna: Ishte te tezja atë natë, nëse e ka bërë ai të varë veten
Ilir Xhepaj 3 muaj pasi doli nga burgu, realizoi dy atentate, u arrestua në Kodër Kamëz, nuk bëri rezistencë. Ilir Xhepaj dyshohet se organizoi atentatin duke përdorur si vrasës me pagesë Eduart Lamajn.
29 Qershor 2020, 14:21 -
Ekzekutimi i mikut të Ervis Martinit dhe Paulin Gjergjit, gjyshi i autorit: Nipi kishte vetëm 24 orë që doli nga burgu i bënë atentat
Ndue Tusha: Kreshnik Tusha, nuk ka lidhje me dy vrasjet. Një ditë që kishte dalë nga burgu, doli të pijë kafe me Ermal Likën. Kur u kthye, pranë shtëpisë, e qëlluan me automatik.
3 Qershor 2020, 19:02 -
Ekskluzive/Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij...Dëshmitë që fundosin ekzekutorin: U vetëplagosa (para mjekëve)...më bënë atentat (te prokurori)!
I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
3 Qershor 2020, 07:57 -
Atentatorët ‘policë’ thirrën emrin e mikut të Ervis Martinajt! Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël
Skuadër me 7 pjesëtarë në atentatin me armë ku u vra miku i Ervis Martinit, Bujar Hasani dhe biznesmeni i kazinove Paulin Gjergji. Rrëfimi i dy djemve të Paulinit. Kreshnik Tusha i dënuar me 1 vit burg për armë pa leje, të mërkurën njihet me masën e sigurisë. Gjyqi në spital.
2 Qershor 2020, 11:09 -
Dy viktima nga atentati në Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit! Shënjestra mik i Ervis Martinajt, zbulohet e kaluara!
Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Vdes në spitalin e Traumës në Tiranë Paulin Gjergji 53 vjeç. Bujar Lika (Hasani) humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa 53-vjeçari Gjergji në spital. I plagosuri Kreshnik Tusha 21 vjeç është njëri nga autorët e atentatit, ndërsa vijon puna për kapjen e tjetrit. Kreshnik Tusha nga Laçi është i papunë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë. 20 të shoqëruar. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi.
31 Maj 2020, 07:37