Presidenti Nishani duke shprehur ngushëllime për gruan dhe fëmijët e Santos i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të marrin masat për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë kryeministri Rama duke theksuar shpërblimin prej 100 mijë euro për ata që japin informacion shkruan në Facebook se na vranë një mik të mirë. Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, teksa ka shprehur ngushëllimet për familjarët, shprehet se autorët duhet të ndëshkohen.
Sipas partisë Demokratike, ekzekutimi i Santos tregon se sa e pambrojtur është jeta në Shqipëri. Edhe ish-kryeminstri Berisha në një reagim të tijin në rrjetin social Facebook, tha se rendi është i dominuar nga krimi dhe mafia, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, të cilin e kishte njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare.
Edhe deputetë e ministra i janë bashkuar ngushëllimeve për vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Ngushëllime për familjen ka shprehur dhe Këshilli Drejtues dhe Aksionarët e Credins Bank.
Deputeti Frroku duke bërë thirrje për kapjen e autorëve e ka cilësuar vrasjen e Artan Santos si një humbje e biznesit dhe sipërmarrjes dnë Shqipëri.
Rama: Na vranë mizorisht një mik të mirë
Kryeministri Edi Rama ka dënuar vrasjen e bizesmenit, Artan Santo. Në një shkrim në rrjetin social facebook Rama shkruan “Na vranë mizorisht një mik të mirë, çun Tirone nga ata të vërtetet, që donte jetën e donte njerëzit”. Kryeministri Rama thekson se janë vendosur 100 mijë euro për atë që do të japë informacione për Policinë e Shtetit për autorët e vrasjes.
Nishani: Vrasja e Artan Santos nuk duhet lënë pa u ndëshkuar
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet familjes së Artan Santos përmes një mesazhi në “Facebook”
Një humbje të pamasë e cilëson Nishani vrasjen mafioze të biznesmenit të njohur, Artan Santo, duke bërë apel policisë dhe prokurorisë të marrin masat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Deputeti i PS, Erjon Brace: Jemi rritur bashkë
Socialisti Erjon Braçe ka shkruar në rrjetin social "Facebook" për drejtorin e "Credins Bank", Artan Santo të vrarë ditën e sotme.
Kuvendi 1 minutë heshtje për Artan Santon
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të bizesmenit të ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Blloklut, në Tiranë.
Biznesmeni Artan Santo u godit me gjashtë plumba pistolete në kokë dhe në trup rreth orës 9 e 15 minuta. Santo, 58-vjeçar, u qëllua pak metra nga vendi i tij i punës në bankën Credins të cilën e drejtonte prej vitesh.
Meta: Dënoj vrasjen e Santos, autorët të ndëshkohen
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i është bashkuar mesazheve ngushëlluese të politikës për vrasjen e biznesmenit Artan Santo ditën e sotme. Meta në fjalën e tij teksa ka shprehur ngushëllimet e tij, ka dënuar atentatin mafioz ndaj Santos, dukë kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen për aktin kriminal.
“Dënojmë vrasjen barbare të Z. Santo. Santo ishte një personalitet i njohur i sistemit bankar. Të ndëshkohen autorët. Shpreh solidaritin me familjaret e kolegët.: shprehet Meta
Niko Peleshi: Përballë krimit duhet të jemi në bllok
Zv/kryeministri Peleshi e ka cilësuar ngjarjen si një shkundje për politikanët që të kuptojnë se përballë krimit duhet të jenë në bllok.
Frroku: Vrasja e Santos, humbje e madhe edhe për botën e biznesit
Ngushëllime për familjarët e Artan Santos ka shprehur edhe kryetari i PKD-së, deputeti Mark Frroku. “Vdekja e Artan Santos është një humbje e madhe edhe për botën e biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri” –thotë Marku duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Santo.
Deputeti Frroku inkurajon forcat e policisë që të bëjnë gjithçka për arrestimin e autorëve të këtij krimi monstruoz.
“Jam ndjerë thellësisht i tronditur teksa mora vesh lajmin e trishtë i vrasjes së mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Artan Santo, drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Në këto momente kritike, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Santo, që të gjejë kurajo për të kapërcyer këtë situatë tejet të rëndë. Njëherësh ngushëllimet ia adresoj edhe të gjithë miqtëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë.V dekja e Artan Santos është një humbje e madhe edhe për botën e biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, pasi prej ditës së sotme nuk e ka mendjen kreative të bankingut në gjirin e saj; nuk e ka mbështetësin e pasionuar dhe njeriun e fisëm që e lartësoi profilin e biznesmenit në Shqipëri me shembullin që na la pas. Ky atentat mafioz është një goditje e rëndë edhe për rendin dhe qetësinë në vend, prandaj dëshiroj që të inkurajoj forcat e policisë, strukturat drejtuese të saj që të bëjnë të gjitha përpjekjet për arrestimin e autorëve të këtij krimi monstruoz dhe vënien e tyre para drejtësisë."-shprehet Frroku.
Vrasja e Santos, Ngjela: Shok shoqëror në Tiranë e kudo
Një shok shoqëror e ka cilësuar Spartak Ngjela vrasjen e Artan Santos. Sipas tij vrasja e Santos nuk ka lidhje me krimin e rrugës, “Jo... e vranë ose ata të fuqishëm që duan të fshehin diçka...ose ata të tjerët që kanë dashur të marrin diçka”-shkruan Ngjela.
Blushi: T'i shkohet deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarjeje mafioze
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i kakërkuar autoriteteve të rendit të bëjnë gjithçka për të arrestuar autorët e biznesmeni Artan Santo. Nga selia Kuvendi, Blushi tha se “qeveria duhet të bëj gjithcka për të zbuluar autorët. Duhet t'i shkohet deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarjeje mafioze. Qeveria t’i marrë në mbrojtje drejtorët e bankave. Ngushellime familjes".
Basha: Ky krim i pashembullt mafioz është një alarm i madh qytetar
Kreu i Partisë Demokratike ka dënuar vrasjen e biznesmenit Artan Santo. Në rrjetin social Facebook Basha shkrua: “dhimbje dhe tronditje përtej fjalëve për vrasjen mizore të Tan Santos. Ky krim i pashembullt mafioz është një alarm i madh qytetar për të gjithë! Ngushëllime dhe solidarizim me familjen dhe miqtë e tij të shumtë”.
Cani: Ngushëllime familjes, sot humba një mik
Edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka reaguar në lidhje me vrasjen e Artan Santos, ku teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e biznesmenit, shprehet se sot ka humbur një mik të vjetër.
“Diten jemi mesuar ta fillojme me lajme te mira. Por kjo e sotmja i kalon kufijte e nje keqardhje. Nje lajm trondites. Nje akt kriminal i tipit mafioz. Artan Santo u largua nga ne ne menyre te pamerituar. Miku dhe shoku kombinatas, shume vite se bashku. Kujtimet e mira nuk mund t’i fshije ky akt mafioz. Ndjehem keq. Humba nje shok, nje mik. Ngushellime familjes! Shkelqim Cani”
Kokëdhima: Humba një mik, s'ka paqe pa dënuar autorët
Vrasja e biznesmenit Artan Santo ka tronditur të gjithë opnionin publik. Ngushëllimeve iu është bashkuar edhe deputeti i Partisë Socialistë Koço Kokëdhima. Deputeti i PS shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij, ndërsa shprehet se Shqipëria nuk do të jetë e qetë deri sa autorët e këtij akti kriminal të dalin para drejtësisë.
Më poshtë fjala e plotë e deputetit të Partisë Socialistë Koço Kokëdhima:
"Ora e lamtumirës së fundit...
E pabesueshme! Dje në mbrëmje bëra telefonatën e fundit me Santon. Sot ai s’është më. Jemi ndarë përgjithmonë me të. Vrasësit me pagesë i morën jetën mu në derë të Bankës së tij, në mes të Bllokut. Ata goditën pa mëshirë Santon, familjen, kolegët dhe bankën “Credins”, miqtë e shumtë, të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, sigurinë dhe qytetarët e Shqipërisë.
Banka e Santos ishte që në themelim dhe besoj se do të mbetet dhe pas tij ndër të paktat banka që mendojnë, dëgjojnë dhe shërbejnë shqip.Tek Santo dhe banka e tij kanë gjetur zgjidhje nevojat e biznesmenëve. Ai dhe stafi i tij sinjifikonin vetë zgjidhjen!
Sot ndihemi të gjithë thellësisht të trishtuar për këtë humbje të madhe.Dua të ngushëlloj prindërit, Arjanën, familjarët dhe të afërmit e tij, që të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të thellë.
Santo la mbrapa një bankë të shëndoshë dhe dy fëmijë të denjë për të vazhduar veprën e tij dhe për të përballuar me dinjitet sfidat e rënda të jetës. E kam të vështirë ta besoj, se kanë mbetur vetëm pak orë nga momenti i Lamtumirës së fundit. Ngushëllohem vetëm me shpresën se, Ata që urdhëruan këtë vrasje do të përvëlohen në flakët e ferrit! Shqipëria do të jetë e paqetë derisa kriminelët që vranë Artan Santon të çohen përpara drejtësisë." shprehet Kokëdhima
Topi: Vrasja e Santos shenjë e pamjaftueshmërisë së shtetit në vend
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e Artan Santos. Përmes një postimi në Facebook, Topi shprehet se sot ka humbur një mikun e tij, ndërsa ka shtuar se akti i sotëm kriminal është një shenjë sipas tij e pamjaftueshmërisë së shtetit në vend.
Topi ka kërkuar që të bëhet çdo gjë e mundur për zbulimin e vrasësve.
“Të dashur miq! Ndjej dhimbje dhe dëshpërim për humbjen e një miku dhe personaliteti të botës financiare të Shqipërisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen!
Kjo është shenjë e qartë e pamjaftueshmërisë së autoritetit të shtetit në vend. Vrasja e Santos është një sinjal i fortë i krimit që nuk njeh stepje. Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për zbulimin e autorëve dhe arsyeve të vrasjes mafioze! Ngushëllime!” shkruan Topi
Ristani: Ekzekutimi i biznesmenit, deshmi sesa e pambrojtur eshte jeta ne Shqiperi
Ekzekutimi i biznesmenit të njohur Artan Santo, sipas Partisë Demokratike tregon se sa e pambrojtur është jeta në Shqipëri, Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani tha se “ezkekutimi mafioz dëshmon se krimi ka arritur në ato nivele të organizimit dhe kurajos, sa të marrë jetën e një personaliteti të fushës së tij, të një biznesmeni nga më të spikaturit, pa ju dridhur dora gjakatare”, tha Ristani.
Deklarata e plotë e Arben Ristanit
Partia Demokratike ndan tronditjen e madhe për vrasjen e biznesmenit, bankierit dhe pronarit të medias, Artan Santo, sot paradite në mes të Tiranës, në derën e zyrës së tij të punës. Partia Demokratike shpreh tronditjen e thellë dhe është në krah të familjarëve, miqve e bashkëpunëtorëve të tij. Të tronditur sot janë gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Vrasja e sotme mafioze, tregon se sa e lirë dhe e pambrojtur është jeta sot në Shqipëri. Ezkekutimi mafioz dëshmon se krimi ka arritur në ato nivele të organizimit dhe kurajos, sa të marrë jetën e një personaliteti të fushës së tij, të një biznesmeni nga më të spikaturit, pa ju dridhur dora gjakatare.
Dhjetra qytetarë prezent në zonën më të populluar të Tiranës ku ka ndodhur ngjarja, qindra e mijëra njerëz, miliona shqiptarë të tjerë që po përcjellin lajmin përmes medias, janë sot të tronditur. Krimi vret në mes të ditës, në mes të Tiranës. Askush nuk është më i sigurtë në këtë vend
Berisha: E njohja qe te vogel. Vrasja, akt i shemtuar, rend ii dominuar nga mafia
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Berisha e cilësoi këtë akt si të shëmtuar dhe mizor, që dëshmon se rendi në vend nuk ekziston.
“Artanin e kisha njohur në moshën e tij 4-5 vjeçare, fëmijë i dy prindërve të mrekullueshëm. Artani shkëlqeu gjithë jetën e tij, tashmë të shkurtër. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar mizor, dëshmi e një rendi që nuk ekziston apo një rendi që është tërësisht i dominuar nga mafia dhe krimi i egër”, shkruan Berisha.
Ish- kryeministri shpreh ngushëllimet për familjen e Santo, bashkëpunëtorët e tij. "Lutem që shpirti i tij të gjeje paqen e merituar”, shkruan Berisha. Reagon mikja e Santos: Berisha s'enjihte, kush vret natën, të qan ditën
BSH: Dënojmë këtë akt kriminal, sistemi bankar i qëndrueshëm
Banka e Shqipërisë ka reaguar për ekzekutimin e biznesmenit Artan Santo, ndërsa ka shrehur ngushëllime.
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të z. Artan Santo, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Credins. Duke dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal, në këto momente të dhimbshme i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i jemi pranë familjes, të afërmve dhe miqve të z. Santo”, theksohet në një deklatarë të BSH.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se kjo ngjarje e paprecedent, nuk cenon në asnjë mënyrë qëndrueshmërinë e sistemit bankar në tërësi dhe atë të Bankës Credins në veçanti.
“Banka e Shqipërisë i ka kërkuar Këshillit Drejtues të Bankës Credins dhe siguron se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore dhe operacionale për të garantuar vazhdimësinë normale të veprimtarisë së saj”, theksohet në deklaratë.
Guvernatori Fullani: Santon do ta kujtoj gjithmonë për optimizmin e tij
Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artan Santos, ka bërë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani
“Sot, pas një akti kriminal të pashembullt, u nda nga jeta miku dhe kolegu ynë i vjetër Santo, i cili për vite me radhë punoi për ndërtimin e një institucioni të besueshëm si Banka Credins. Santon do ta kujtoj gjithmonë për optimizmin dhe entuziazmin e tij. Vizioni dhe natyra e tij novatore do të vazhdojë të jetë burim motivimi për ekipin drejtues të bankës Credins, ashtu siç pata rastin ta konfirmoj edhe gjatë takimit me drejtuesit e këtij institucioni ditën e sotme. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Santo dhe lutem që të gjejnë forcë për të përballuar këtë humbje tragjike”.- thotë Ardian Fullani.
Keshilli Dretjues i Credins Bank: Ngushellime familjes, puna vijon
Këshilli Drejtues dhe Aksionarët e Credins Bank kanë shprehur tronditjen për vrasjen e drejtorit të Përgjithshëm i Bankës Credins. Përmes një deklarate zyrtare, ndërsa i shprehin ngushëllimet familjes së të ndjerit, ata thonë se në një mbledhje të Këshillit Drejtues të Bnkës Credins u morën vendimet për vazhdimiësinë e veprimtarisë normale të bankës.
Deklarata e Këshilli Drejtues dhe Aksionarëve të Credins
“Të tronditur thellë nga ngjarja e rëndë, ku humbi jetën drejtori ekzekutiv i Bankës Credins, zoti Artan Santo, gjejmë forcën t’í shprehim ngushëllimin tonë të sinqertë familjes dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Këshilli Drejtues i Bankës Credins është mbledhur sot dhe në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, mori vendimet e duhura për të siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të institucionit tonë. Informojmë publikun e gjerë dhe depozituesit se veprimtaria e Bankës Credins vazhdon normalisht aktivitetin në të gjitha degët e saj.”
Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)