Një 56 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Greqi. Thimi Prifti nga Berati u qëllua me 3 plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Palaio Faliro të Athinës.

Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në gjoks.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Viktima u qëllua në gjoks dhe u dërgua i gjallë në spital, por vdiq pak më vonë. Sipas raportimeve, kanë qenë dy autorë që kanë marrë pjesë në vrasjen e shqiptarit. 

Policia po heton gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u gjet nga autoritetet e braktisur dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm, në të cilat u gjetën gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari. 

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë ndërsa në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja 9 mm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
U ekzekutua me 3 plumba në Greqi, identifikohet 56-vjeçari nga Berati (Emri)

1701380091_greqi.JPG

Thimi Prifti, është shqiptari i vrarë këtë mbrëmje në Palio Faliro të Athinës me 3 plumba pranë shtëpisë. Ai është më origjinë nga Berati.