GREQI- “Nuk kam kaluar mirë me të, ndaj e vrava”. Me këto fjalë ka justifikuar aktin e makabër një 88-vjeçar në Greqi i cili ka vrarë ish gruan e tij me pushkë gjahu.
Sipas informacioneve të protothema.gr nga burime policore, i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit.
Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje.
Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.