VIDEO /Ekzekutoi me plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë, lihet në burg Habib Rexha, mohon motivin e gjakmarrjes! Arrest shtëpie për shokun e tij

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë të dielën e 21 majit. Ndërkohë, është në arrest shtëpie shoku i tij, Ervis Kurti i cili dyshohej se e kishte ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin. Ndaj Kurtit rëndon akuza për veprën penale të moskallëzimit të krimit. 

Në seancën me dyer të mbyllura, Habib Rexha ka mohuar që vrasjen ta kishte kryer për motive gjakmarrje me argumentin se vëllai i tij, Altin Rexha dhe Edmonda Gosa, vëllai i viktimës, u vranë me njëri tjetrin pas sherrit që patën në 29 mars.

Ai tha se kishte marrë vendimin për të vrarë Arian Gosën pasi kishte informacione se ky i fundit donte t’i vriste familjarët. Në një dëshmi të dhënë më herët nga Habib Rexha, autori ka mohuar që të kishte planifikuar ngjarjen duke pretenduar se Arian Gosën e kishte parë rastësisht në lokal gjatë kohës që po kalonte. Ndërsa prokurori ka ngritur akuzat për vrasje të planfikuar, duke parë edhe rrjedhojën e ngjarjeve. Nga ana tjetër shoku i tij, Ervis Kurti ka mohuar që të kishte dijeni mbi atë çfarë Habib Rexha kishte planfikuar.

Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?
Habib Rexha, më 21 maj, vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.  Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Habit Rexha u largua nga vendi i ngjarjes dhe ndenji i fshehur për 2 ditë derisa u vetëdorëzua në 23 maj, pas negociatave që familjarët e tij zhvilluan me policinë.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Vrau Arian Gosën brenda lokalit në Kavajë, gjykata e Durrësit lë në burg Habib Rexhën, arrest shtëpiak për shokun e tij

 

Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë. Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë në arrest shtëpie nën akuzën e moskallëzimit të krimit. 

1684916234_page.jpg

 

Habib Rexha dhe Ervis Kurti
B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi