Vrasja në Kavajë, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: Kisha frikë për familjarët, Arian Gosa kishte hapur fjalë se do na vriste

TIRANË- Frika se ndonjë pjesëtar tjetër i familjes mund të kishte të njëjtin fat që kishte pasur dhe vëllai i tij ka nxitur Habib Rexhën të kryente vrasjen pasditen e 21 majit 2023 në në Kavajë. Të paktën kështu është shprehur në dëshminë dhënë para oficerëve gjyqësore, që Report TV ka arritur të zbardhë. “Arian Gosa kishte hapur fjalë se do na vriste”  ka thënë ai ndërsa ka treguar me detaje se ku e kishte gjetur armën deri tek lokali ku 48 vjeçari pinte kafe me të atin.

 Pasi ishte kthyer nga Italia, Habib Rexha ka dëshmuar se ndihmonte të vëllanë me punët në dyqan, ndërsa pas krimit ka treguar se është larguar me makinë në drejtim të Durrësit, ka lënë makinën në zonën e Plazhit, dhe ka ikur në këmbë deri tek "Pista Liria" ku dhe ka hedhur pistoletën në det.

“Shtetasi i ndjerë Arian Gosa ka hapur fjale në Kavajë dhe në lagjen ku banojmë ne se "do t’i vras malokët, nuk ju lë vend këtu”. Jam ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e Altin Rexhës. Kam shkuar në Kukës dhe në kufi kam marrë kontakt me një shtetas kosovar dhe i kam kërkuar që të më gjeje një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë te llojit TT te cilën ia bleva 200 euro. Në datë 21.05.2023 pasi kam ndenjur deri ne ora 16.00-17.00 tek puna e vëllait Artur Rexha kam marrë makinën time të markës Volswagen lloji Tuareg, me ngjyrë gri, me targa "AA488MC" dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete në xhaketë të maskuar dhe e kisha të mbushur. Kam dalë nga makina dhe kam shkuar tek shkallët e lokalit të shtetasit S. O ku kam vënë re që ndodhej shtetasi Arian Gosa i shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar me një plumb në kokë dhe jam larguar me vrap në drejtim të makinës e cila ishte rreth 200-300 m larg vendit të pas me makinën time kam ikur në drejtim të qytetit të Durrësit, kam lënë makinën në zonën e Plazhit, mbaj mend që afër ishte një karburant "Gega Oil" në krahun e djathtë, dhe pasi lashë makinën, kam ikur në këmbë deri tek "Pista Liria" ku janë ca gurë dhe aty kam hedhur pistoletën në det”, ka dëshmuar Habib Rexha.

Më pas, Habib Rexha ka dëshmuar se është larguar në drejtim të Kukësit me autobusë të linjave dhe pas negociatave si është dorëzuar. Ai ka thënë se kurrë nuk e ka pasur në mend vrasjen e Arian Gosës, por pasi ai kishte hapur fjalët kishte pasur frikë. 

“Më pas kam ikur për në Kukës me autobusë të linjave, kam qëndruar deri ditën e sotme dhe vendosa që të vija të dorëzohem. Kam ardhur te shtëpia e vëllait Artur Rexha, kam ndërruar rrobat, kemi njoftuar shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe jam dorëzuar te ai dhe punonjësit e policisë. Dua të ju them se  kurrë nuk kam pasur ndër mend të vras shtetasin Arian Gosa, kemi pritur për tu pajtuar por meqënëse ai kishte përhapur fjalët që ju thash më sipër dhe në dy rastet që u përballëm rastësisht, më kërcënoi, mendova se ai do me vrasë ose mua ose vëllezërit e mi siç bëri vëllai i tij ndaj Altinit, kështu që për këtë arsye e vrava unë. Tashmë jam shumë i penduar por e bëra nga frika se mos humbja familjarët e tjerë”, ka dëshmuar ai.

Në dëshmi ai ka përmendur edhe shokun e tij Ervis Kurti, për të cilin thotë se ai nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.

“Dua të ju them se atë ditë para se të vija në Kavajë mua me sheh një shok rastësisht në Luz të Madh i cili quhet Ervis Kurti dhe më ka pyetur se nga po shkon dhe i thash qe "po dal një xhiro për qejf në Kavajë, a do vish për kafe dhe po munde merr dhe makinën pasi ti e di që skam patentë e mos na ndaloj kot policia". E ka marr makinën Ervisi dhe unë kam qenë pasagjer. Kemi hy në Kavaje dhe i kam thënë Ervisit parkoje makinën se do shkoj të blej ca libra tek një kancelari e cila është përballë me lokalin ku ndodhi ngjarja. Kam hy në kancelari kam blerë librat parashkollorë  dhe kur kam dalë nga kancelaria kam vënë re shtetasin Arian Gosa në një lokal përballë. Kam shkuar tek lokali dhe ndodhi ngjarja që ju sqarova më sipër. Shoku im nuk ka qënë në dijeni të veprimeve që kam bërë, madje un u ktheva më pyeti që çfarë pate që po të merret fryma dhe i thash asgjë po hajde ikim ta pimë kafen në Durrës”, tha ai.

Si ndodhi vrasja e Arian Gosës?
Habib Rexha, më 21 maj, vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.  Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 26/05/2023 10:02

    Habib shume dobet avokati qe te meson per ta kthyer vrasjen nga vrasje per gjakmarrje ne vrasje me dashje.ai qe vrave ti ndoshta e meritonte por ti e ke marre shume kollaj me duket ??ndoshta i mbyll syte drejtesia dhe te denon per vrasje te thjeshte por kete do e beje pasi te te marri nje shume te konsiderueshme eurosh dhe nuk eshte se i plas shume se cfare justifikimesh nxjerr ti apo ben si i zgjuar apo jo ,thjesht biznes paguaj te shpetosh.

    Përgjigju
  • Gripi: 26/05/2023 09:24

    Po o Habib primitivi po. Mendja jote e cunguar dhe avokati qe te ka mesuar kujtojne se keto perralla i besojne dhe te tjeret. E verteta eshte se u mblodhet si familje dhe vendoset te benit vrasjen per gjakmarrje. Nuk i shpeton dot burgimit te perjetshem o Habib prehistoriku. Ti dhe ata si ty duhen bere shembull.

    Përgjigju
  • Iris: 26/05/2023 01:48

    Jo o Habib,ti e planifikove vrasjen qe ne momentin qe vendose te blije armen,nuk eshte e vertete se te lindi ideja per t'a vrare sapo e pe,ti po bridhje me arme ne xhep,Kavaja eshte e vogel,heret a vone do t'a kishit hasur njeri-tjetrin.Dhe mos kujto se i shpetove te afermit,perkundrazi,tani i fute thelle ne gjakmarrje sipas mendesise shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja