Ekzekutoi punëtorin shqiptar në Greqi, pronari grek pendohet në polici: Kishim vite që ziheshim, s’desha të përfundonte kështu

Ekzekutoi punëtorin shqiptar në Greqi, pronari grek pendohet në polici: Kishim vite që ziheshim, s’desha të përfundonte kështu

Pamje nga vendi i ngjarjes, Greqi dhe viktima Brigen Limka

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke sa i takon ngjarjes së rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në qytetin e Pireut në Greqi ku u ekzekutua një 39-vjeçar shqiptar me plumb në kokë. Ngjarja makabër ndodhi paraditen e djeshme (15 shtator), ajo që bie në sy në fakt është dyzimi i vrasësit 68-vjeçar, Dhimitris Kutrumanis i cili në polici ka shprehur se nuk ka dashur të përfundonte kështu. Sidoqoftë ditën e djeshme mediat raportuan se ky i fundit jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje u shpreh se kishte ‘mbaruar punë’.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.

Pak pas orës 9:30, autori është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire, ku ka kërkuar dhe ka marrë afat për të kërkuar falje për vrasjen mizore ndaj shqiptarit. Ai nuk është shoqëruar nga avokati. Media greke Protothema, shkruan se vrasësi është penduar për krimin e kryer. 

 “Kishim vite që ziheshim. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, ka thënë në polici autori i vrasjes së shqiptarit Brigen Limka me origjinë nga Korça.

Shqiptari, babai i tre fëmijëve është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke. Autori pritet të sillet sot në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Pire.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku shqiptari punonte si roje parkingu.

Policia tha se 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Ekzekutoi punëtorin shqiptar në Greqi, 68-vjeçari del nga gjykata i veshur me antiplumb (FOTO)

1694868940_ijs.jpg

Pas vrasjes së shtetasit shqiptar, Brigen Limka, 68-vjeçari grek, Dhimitris Kutrumanis, është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire, i cili shihet me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.

“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit.

Ngjarja makabër ndodhi paraditen e djeshme (15 shtator), ajo që bie në sy në fakt është dyzimi i vrasësit 68-vjeçar, Dhimitris Kutrumanis i cili në polici ka shprehur se nuk ka dashur të përfundonte kështu. Sidoqoftë ditën e djeshme mediat raportuan se ky i fundit jo vetëm që ishte koshient për krimin e kryer dhe ishte larguar qetësisht, por madje u shpreh se kishte ‘mbaruar punë’, raporton Protothema.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.

1694869048_foto.jpg

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 16/09/2023 23:24

    Kur ste man shpija jote, ske vler per boten rrefugjate e sapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë