Ekzekutoi vrasësin e vëllait/ Si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë

Ekzekutoi vrasësin e vëllait/ Si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë

1664307764_6400473e3b38cbc389c344098e0ae866927d.png

Një nga të dënuarit që është favorizuar nga gardianët në burginë e Fierit është edhe Bledar Qemalaj, i dënuar për vrasjen e Edmond Vruhos dhe për trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë. Qemalajt i janë shënuar në kartelë 104 ditë pune të kryera në burgun e Fierit, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020 edhe pse nuk ka kryer asnjë ditë punë dhe ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi.

Pjesë nga dosja

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Bledar Qemalaj, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajin Janar 2020, nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Mars 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë. Për muajin Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Në vitin 2004, Qemalaj ekzekutoi me armë zjarri Edmond Vruhon, katër vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë. Qemalaj ka bërë edhe trafik droge. Po në vitin 2004, ai  në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).


Lajmi kryesor:

Ditë pune ekstra, dhënie amnistie, vlerësim fiktiv sjelljeje, akuzat për 18 punonjësit e burgjeve në Fier e Tiranë! Nga Taulant Balliu, te Viktor Ymeraj e Bledar Qemalaj, ja kush përfitoi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë