ELBASAN- Pak pas mesnatës së mbrëmshme automjeti i Eskortës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Model Scoda Octavia me targa Tr 7401 R është përfshirë në një aksident në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të fshatit Mengel.
Aksidenti konfirmohet për A1Report nga drejtoria e përgjithshme e policisë rrugore, teksa i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën ka mbetur shoferi Redian Bejtia.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, teksa për ngjarjen ka nisur dhe procedimi penal për shkak të pronësisë të mjetit në pronësi të gardës së republikës.
Në bordin e automjetit konfirmohet të ketë qenë dhe shefi i eskortës së presidentit Nishani, Krenar Ahmeti i cili para këtij funksioni ka qenë nën drejtimin e rrugoreve të Tiranës.
Mjeti është sekuestruar nga policia rrugore për shkak të hetimeve, teksa pas riparimeve do ti kaloj sërish Gardës.
Pas mjekimeve drejtuesi mjetit ka lënë ambientet e spitalit të Elbasanit teksa fatmirësisht është jashtë rrezikut teksa dëmet nga aksidenti kanë qenë më së shumti material.

(Në foto; Automjeti i eskordës së Presidentit i aksidentuar dje në Elbasan, foto e siguruar nga A1Report)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO