Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Elbasan ka dhënë alarmin për shfaqjen e sëmundjes së pemës së rrapit në pyjet e rrethit, kryesisht në rrapet përgjatë lumit Shkumbin.
Specialistët, gjatë verifikimit të terreneve pyjore, kanë vërejtur një problem tepër shqetësues në lidhje më tharjen e një numri të madh pemësh të llojit Rrap (Platanus orientalis).
Nga konsultimi me specialistë të sëmundjeve fitopatologjike rezulton se kjo sëmundje është Kanceri i bojës së rrapit (Ceratocystis fimbriata f.sp. platani), e cila po shpërndahet me ritme të shpejta.
Tharjet masive të këtyre pyjeve sjellin një situatë alarmante për pylltarinë, sidomos përgjatë rrugës nacionale Librazhd-Peqin (lugina e Shkumbinit), e cila është një masë mbrojtëse e brigjeve të këtij lumi, aksit të rrugës automobilistike, hekurudhës, tokave bujqësore si dhe shtëpive të banimit që gjenden në afërsi të luginës së Shkumbinit.
" Shqetësues është edhe fakti se kjo sëmundje ka prekur disa pemë të këtij lloji, me status ''Monument natyre'', që mbartin vlera ekologjike dhe historike", shprehet inspektori i drejtorisë së bujqësisë, Fatmir Brazhda.
Nisur nga kjo situate, Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Elbasan kërkon që të bëhët një monitorim shkencor për shkaqet e prekjes nga kjo sëmundje, për masat që duhen ndërmarrë, si dhe për parandalimin dhe mbrojtjen e këtyre drurëve nga kjo sëmundje fitopatologjike. Kjo sëmundje është kancerogjene (kërpudhore) që prek në fillim rrënjët e rrapit dhe trasmetohet nga njëri dru te tjetri kryesisht nga rrënjët, por edhe nëpërmjet erës apo zogjve të cilët transportojnë hifet kërpudhore . Specialistet po punojnë në terren për identifikim të mëtejshëm në lidhje me këtë sëmundje. ATSH

LAJMET MË TË VLERËSUARA