ELBASAN - Një autobot me targa maqedonase ka aksidentuar sot në Elbasan për vdekje një 52 vjeçarin i cili po udhëtonte me biçikletë.
 
Aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e unazës ku autoboti me targa SHR989TA ka aksidentuar 52 vjeçarin, Zami Dedja. Mësohet se Dedja ka humbur jetën rrugës për në spital.
 
Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e e plotë të ngjarjes. 

aksident ne elbasan me logo
(Në foto: Pamje nga vendngjarja në rrethrrotullimin e unazës në Elbasan)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)