/ATSH-Miranda Sadiku /.- Brenda një viti bashkia e re e Elbasanit do të ketë gati planin e përgjithshëm vendor për të gjithë territorin e saj. Këtë gjë e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, i cili gjatë takimit të parë konsultues me shoqërinë civile për hartimin e planit të përgjithshëm vendor, u shpreh se "drafti përfundimtar do të jetë gati vetëm pasi të jetë marrë mendimi i të gjithë grupeve të interest".
Sejdini tha se plani i përgjithshëm vendor do të diskutohet me shoqërinë civile, me këshillin e qytetit, me banorët e Elbasanit dhe cdo grup interesi. Sipas tij, "plani i përgjithshëm vendor do të jetë i detajuar dhe për çdo rajon do të ketë projekte konkrete".
Nga ana e tij, Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në bashkinë e Elbasanit, Rajmond Hasballa, u shpreh se puna për hartimin e këtij plani ka nisur që në muajin mars dhe tashmë është në fazën e konsultimeve publike. Bashkia e Elbasanit bëhet e para njësi vendore nga 61 bashkitë e reja të krijuara me ndarjen territoriale, që nis punën për hartimin e planit të përgjithshëm vendor.
Te pranishem në takimin e parë konsultues kanë qenë përfaqësues të USAID si dhe të shoqërisë civile në Elbasan. Plani i përgjithshëm vendor i bashkisë se Elbasanit hartohet me mbështetje financiare dhe teknike të projektit të USAID për Planifikim dhe Qeverisjen Vendore.
/Shqiptarja.com