ELBASAN - Lihet në burg Ilirjan Hida 39 vjeç, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndermjet kombesive racave dhe feve”. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e arrestit me burg për 39 vjeçarin i cili rekrutonte vajza të reja duke u dhënë mësime për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

Ilirjan Hida, vjec 39, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, u arrestua të enjten e 9 majit pas kallëzimeve penale të bëra nga ana e familjarëve të vajzave të reja.

Hida, brenda një kohe të shkurtër, nga predikimet e tij kishte arritur t’i mashtronte vajzat e reja dhe t’i bindeshin verbërisht atij.

Ndërkohë që kallëzimet e familjarëve bënë që ndaj tij të nisë hetimi që në shkurt të këtij viti për t’u finalizuar të enjten me arrestimin e tij.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)