ELBASAN - Shpërthimi i një sasie municionesh në shtratin e lumit Shkumbin në Xibrakë të Elbasanit ka dëmtuar me dhjetëra banesa e biznese si pasojë e valës goditëse.
Sipas banorëve shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe janë shkatërruar dyert e shtëpive, dritareve, çative e madje edhe të mureve në disa banesa. Sipas tyre edhe herë të tjera ka pasur shpërthime në këtë zonë, por këtë herë goditja ka qenë tepër e fuqishme dhe me pasoja.
Prefektura e qarkut Elbasan ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve të shkaktuara në fshatin Xibrakë të njësisë bashkiake Labinot Fushë.

Shefi i shtabit të emergjencave Mustafa Arapi shprehet se nuk kanë qenë mbetje municionesh të uzinës së Mjekësit, por disa predha të zbuluara në fshatin Polis që po çaktivizoheshin në prani të specialistëve..
Policia e Elbasanit konfirmon se lënda shpërthyese ka qenë dinamit, por për këtë ngjarje kanë nisur hetimet për lëndën shpërthyese dhe zbatimin e masave të sigurisë.
Pak orë pas ngjarjes, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka inspektuar zonën. Boçi në prononcimin e tij tha se për poligonin, “nuk ka tabela paralajmëruese dhe nuk janë njoftuar banorët”. “Është afër zonave të banuara dhe banorët veç dëmeve kanë kaluar terror dhe panik”, deklaroi deputeti i PD-së.
/Shqiptarja.com

VIDEO