Elbasan, familja Kishta në qiell të
hapur, 3 fëmijët në mëshirë të fatit 

Elbasan, familja Kishta në qiell të<br />hapur, 3 fëmijët në mëshirë të fatit 
Në anë të ish-uzinës 12, në një objekt të përshtatur, rreth  3 km larg qytetit të Elbasanit jeton një familje me 5 pjesëtarë.
 
Në dy dhoma me lagështirë, ku orenditë shtëpiake nuk ekzistojnë, frigoriferi është kthyer në dollap buke, një televizor i vjetër, pak shtresa dhe shumë varfëri, jetojnë 3 fëmijë të vegjël që i mbijetojnë sëmundjeve që sjell lagështira.
 
Godina e vjetër ka dy vjet që kullon, gjithçka që bie jashtë hyn brenda.
 
Kryefamiljari Hasim Kishta kërkon ndihmë vetëm për izolimin e tarracës të asaj që mund të quhet shtëpi por vetëm e tillë nuk është. ushqimin e siguron duke mbledhur plastikë ndërsa me kempin e të shoqes invalide paguan energjinë elektrike.
 
I ka kërkuar ndihmë institucioneve por askush nuk e ka ndihmuar.
 
Mes jetës së vështirë dhe rropatjes për të fituar pak para nga mbeturinat, Hasim Kishta nuk dorëzohet. Ushqimin thotë se do të bëjë të pamundurën ta sigurojë vetë.

Ja, një shi të bjerë, gjithçka futet brenda. Imagjinoje nëse bie më shumë. Në këtë rast mbushet korridori 3 javë me ujë. Ka hyrë shiu në të gjitha dhomat. Jetë e vështirë, jetojmë me kempin e gruas, por ajo ka ilaçe. Mbledh plastikë, por kjo nuk del as për një kore buke. I kërkoj ndihmë gjithkujt, edhe bashkisë, që të paktën të mbyllim çështjen e tarracës’ tha ai.
 
Çdokush që ka mundësi, mund të ndihmojë këtë familje në qytetin e Elbasanit, pasi fëmijët rrezikojnë të sëmuren nga lagështira, për shkak se tani nis edhe sezoni i shirave.
 
Ata kërkojnë vetëm që të jetojnë në një vend ku mos të lagen nga shiu.

familja e varfer elbasan
familja e varfer elbasan
familja e varfer elbasan
familja e varfer elbasan


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump