Elbasan, fondi etnografisë në rrezik
çatia e muzeut gati duke u shembur 

Elbasan, fondi etnografisë në rrezik<br />çatia e muzeut gati duke u shembur 
ELBASAN - Muzeu etnografik në Elbasan ka nevojë urgjente për restaurim, sidomos çatia dhe tavani i godinës.  Drejtori i muzeut denoncon mungesën e restaurimeve prej 30 vitesh të godinës dhe shton se prania e lagështirës në ambientet e brendshme po vë në rrezik të gjithë fondin e rrallë që përmban ky muze.
 
Fondi i muzeut etnografik të Elbasanit rrezikon të shkatërrohet plotësisht. Prej rreth 30 vitesh në godinën, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nuk është bërë asnjë restaurim. A1 Report sjell pamjet e degradimit të ambienteve të muzeut etnografik, ku siç duket nga pamjet pjesa më problematike është çatia dhe tavani, që rrezikojnë të shemben si pasojë e depërtimit të lagështirës.
 
Drejtori i muzeut, Kreshnik Belegu shprehet se çështja ka arritur deri aty sa janë të detyruar të mbrojnë ambientet e brendshme të muzeut me kova e legenë për të pritur shiun sa herë ka mot të keq. 
 
Problem tjetër që ka muzeu Etnografik i Elbasanit është edhe pasurimi i tij i tij me veshje tradicionale.
 
Fondi i muzeut përbëhet nga 800 objekte të rralla historike, rreth 80 punime zejtarie të rralla dhe veshje popullore. Godina është restauruar pjesërisht në vitin 1983 duke e përshtatur atë nga një shtëpi e vjetër elbasanase në muze etnografik
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës