ELBASAN-Drejtuesi i shkarkuar i Prokurorisë Elbasan Dritan Gina ka mbledhur rreth orës 14:30, pak para prezantimit zyrtar të drejtuesit të ri të këtij institucioni stafin duke i njoftuar se ai nuk e do e lëshojë zyrën. Ai ka deklaruar se vendimi është i paligjshëm dhe ai nuk mund të bëhet pjesë e zbatimit të paligjshmërisë.
“E ushtroj këtë detyrë që nga 03.07.2017 në bazë të ligjit dhe do largohem nga kjo detyrë vetëm kur ta vendosë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Refuzoj të zbatoj një urdhër të paligjshëm. Nuk do ta braktis detyrën dhe do vijoj të ushtroj funksionin sikurse parashikon ligji. Sapo u urdhri i Prokurores se Përkohshme të mbërrij në zyrë do bëj një kallëzim penal” tha ai në deklaratën për mediat.
Dhe ashtu sikur pritej, në orën 15:00 ka arritur në Elbasan drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha për të marrë detyrën, por dera e mbledhjes ku do bëhej prezantimi i drejtuesit të ri të prokurorisë është mbyllur. Dritan Gina së bashku me drejtuesin e Durrësit Agron Gjana refuzojnë vendimin e kryeprokurores për të lënë detyrën. Pasi ka qëndruar për disa minuta, Ardian Nezha është larguar nga godina e prokurorisë së Elbasanit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com