Tre vajza, dy prej të cilave motra dhe një fqinje e tyre u denoncuan të zhdukura nga prindërit e tyre në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradeci. Vajzat janë gjetur në Elbasan rreth orë 19:00.

Vajzat ndohen në komisariatin e Elbasanit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura rrethanat e zhdukjes së tyre. 

Lajmi për zhdukjen e tyre u bë i ditur për mediat nga Policia e Korçës nëpërmjet një njoftimi zyrtar të saj. Sipas policisë denoncimi është bërë nga babai i dy motrave, i cili njoftoi në polici zhdukjen e tyre.

Vajzat me me inicialet B. Ç.16 dhe L. Ç.14 vjeçe ishin larguar me fqinjën e tyre me incialet  A.B 16 vjeç, sipas d)shmisë së babit të tyre.

Ai bëri të ditur se dy vajzat e mitura ishin te shtëpia e fqinjës, e cila kishte prindërit në emigracion dhe jetonte vetëm.
 
Dy motrat kishin shtëpinë ngjitur dhe duke qenë se kishin marrëdhënie të mira, i ati i dy vajzave Çollaku kujdesej për to.
 
Por rreth orës 02:00 të mëngjesit mendohet se ato ikën dhe rreth orës 03:00, i ati i ka kërkuar dhe s'i ka gjetur. Vajzat ndodhen në komisariat ndërsa ende nuk dihen arsyet e largimit nga shtëpia.


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)