Pune për të përcaktuar nivelin e dëmeve që i shkaktohen këtij qyteti është ngritur një grup pune nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjitikës, të cilët patën një takim me drejtuesit e bashkisë. Kryebashkiaku, Qazim Sejdini, shprehu shqetësimin e tij për ndotjen e shkaktuar nga fabrika e vjetër e Ferrokromit dhe uzina e përpunimit të naftës.
“Ka dy ferrokrome një i vjetër dhe një të ri edhe një fabrikë bitumi që është bërë problem për qytetarët dhe zona përkatëse. Problem nuk është vetëm era por edhe derdhja e mbetjeve në kanalet kulluese, kërkesa jonë është të mbyllen deri sa të plotësojnë kushtet. Ky problem trashëgohet prej disa vitesh, shpesh dëgjojmë ankesat e qytetarëve dhe nëpërmjet këshillit bashkiat i përcjellim tek ju,” tha Qazim Sejdini – Kryetar i Bashkisë Elbasan.
Sejdini kërkoi më tej një vlerësim korrekt të situatës, ndërkohë Eugen Isaj këshilltari i PD-së foli për transparencë të këtij procesi.
“Do ishte mirë që ju si grup pune të kontaktonit me banorët sepse ata janë çdo ditë e dinë më mirë se të gjithë se sa vuajnë nga ndotja, si nga tymrat ashtu dhe nga rafineria,” shpjegoi Eugen Isaj, Këshilltarë i PD.
Pritët për t’u parë se cilat do të jenë rezultatet e këtyre vëzhgimeve, ndërkohe bashkia Elbasan shprehet e angazhuar për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të qytetit.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO






