Policia bën me dije se mjeti i cili është djegur me lëndë djegëse ka qënë i parkuar para derës së banesës së 61-vjeçarit me inicialet A.H banues në Elbasan e njëkohëshisht pronar i automjetit të dëmtuar.
Mësohet se 60-vjeçari është pedagog në Universitetin e Elbasanit 'Aleksandër Xhuvani".
Grupi hetimor, vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi I pronës me zjarr" parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com