Elbasan, inagurohet zyra e punës
Rama: Ky qarku i 3 për papunësinë

Elbasan, inagurohet zyra e punës<br />Rama: Ky qarku i 3 për papunësinë
ELBASAN - Inagurohet në Elbasan zyra e re e Punësimit. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se, Elbasani është qarku i tretë për nivelin e papunësisë në rang vendi, ndërsa ka folur edhe për arsimin profesional. Sipas Ramës kjo është rritur edhe për faktin e kthimit të emigrantëve në Shqipëri.
 
“Ky është një qark me papunësi të lartë. Një papunësi që rëndohet edhe nga kthimi i emigranteve”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij. Për Ramën, “qarku i Elbasanit rënditet i treti për ndihmën ekonomike dhe papunësië. Zyra e punës është një mundësi e re dhe një pikë takimi e munguar mes punëdhënesve dhe punëkërkuesve”, tha ën fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
 
Sipas tij, zyra e punës është një mjet për realizimin e strategjisë së punësimit. “Zyrat e punës është një shprehje e marrëdhënies tonë të re me biznesin si partner në rrugën e rritjes së punësimit”, tha kryeministri.
 
Sipas tij, në Elbasan duhet të ecet paralelisht me zyrën e punës edhe me arsimin profesional. Sipas kryeministri Edi Rama, shkollat profesionale janë të lidhura me biznesin.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin