Kështu në pranga të policisë kanë përfunduar Petrit Elezi 45 vjeç, Fatmir Llapushi 17 vjeç, Grejsi Çarçia 26 vjeç, si dhe vëllezërit Realdo dhe Mikel Blogu, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç.
Të arrestuarit u kapën në flagrancë në momentin që do të trafikonin me qëllim fitimi ndërsa iu sekuestruan 17 kapsolla detonatorë, 22 kallëpe eksplozivi, 36 granata, 1 pushkë dhe 1100 fishekë.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Në foto: Pushkë pjesë e municioneve të sekuestruara nga policia)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)