Elbasan, kapen me 48 kg
eksploziv, pranga 6 personave

Elbasan, kapen me 48 kg<br />eksploziv, pranga 6 personave
ELBASAN - 6 persona janë vënë në flagrancë në prangat e policisë prodhim në mënyrë artizanale të lëndëve plasëse eksplozivë. Operacioni “Funars” i ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit është finalizuar me sekuestrimin e 48 kg lëndë eksplozive.
 
Në pranga e policisë kanë rënë shtetasit:
Astrit Blloku 18 vjec Banues në Orenjë, Librazhd
Aurel Isaku Banues në Orenjë, Librazhd
Altin Balazi, Banues në Orenjë, Librazhd
Subi Koci 23 vjeç banues në Paskuqan, Tiranë
Edmond Koci 23 vjeç banues në Paskuqan, Tiranë
Illi Koci 22 vjeç banues ne Paskuqan, Tiranë
 
Gjithashtu policia e Elbasanit ka sekuestuar 150 copë kapsolla plasëse detonatorë, një shumë parash prej 20 000 lekë, dy automjete fuoristrada mitsubishi dhe 20 aparate celularë të cilët i përdornin për të realizuar veprimtari kriminale.
 
Sipas uniformave blu këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin prodhonin në mënyrë artizanale lëndën plasëse. Mbi këta 6 shtetas rëndon vepra penale e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake si dhe trafikimi i lëndëve plasëse dhe eksplozivëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë