Policia e Elbasanit njoftoi kapjen e një personi të kërkuar, Arben Kruja, 47-vjeç, i cili ishte dënuar me një vit burg për futjen dhe mbajtjen pa leje të sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg.

Njoftimi i policisë                             

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

 Arben Kruja, 47 vjeç, banues në lagjen "Beqir Dardha" Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.