Elbasan- Prej katër ditësh një 40-vjeçar rezulton i humbur, teksa familjarët e tij i janë drejtuar Policisë së Elbasanit për ndihmë, me qëllim lokalizimin dhe gjetjen.
Burime zyrtare bënë me dije sot (8 Janar) se pasditen e djeshme ka kallëzuar shtetasi R. H., 38 vjeç, se më datë 5 janar 2025 është larguar nga banesa vëllai i tij, 40-vjeçari me inicialet N. H.
Gjatë shpjegimeve të dhëna në Komisariat, ai ka sqaruar se i vëllai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.
“Po punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.
I vëllai ka dhënë detajet dhe rrethanat për ditën e largimit nga banesa, karakteristikat dhe veshjen e 40-vjeçarit, për të cilin kanë nisur kërkimet.