Policia e Elbasanit ka arrestuar një 51-vjaçar. Nga hetimet disa mujore të policisë Krenar Troka vidhte qytetarët e Elbasanit duke i mashtruar se ishte një punonjës i kompanisë CEZ.
 
Ndaj tij ka bërë kallëzim penal një abonent i ish-kompanisë CEZ, që kishte konstatuar se shtetasi Krenar Troka, duke u pezantuar si punonjës i elektrikut, i ka ndërruar vulën e aparatit matës të energjisë elektrike të banesës së tij, duke i bërë presion me gjobë, pasi ai kishte prishur aparatin matës.
 
Policia mori kallëzimin dhe bëri ndalimin e personit, që rezultoi se nuk ishte punonjës i elektrikut.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)