Banorët e zonës përreth qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit ankohen se çdo natë mbetjet spitalore vazhdojnë të digjen në krematorium duke krijuar erë të keqe dhe tym. Ata shprehen se kjo ndodh gjatë orëve të natës dhe në mëngjes herët.
Por drejtoria spitalore hedh poshtë pretendimet e banorëve duke deklaruar se mbetjet spitalore grumbullohen nga një firmë e specializuar e licencuar nga ministria e Mjedisit dhe krematoriumi është mbyllur. Madje drejtoresha e qendrës spitalore Desantila Tahiraj thotë se banorët janë kthyer në shqetësim për këtë institucion pasi mbetjet urbane i hedhin në ambjentet e spitalit.
“Sa i përket banorëve kemi një shqetësim. Spitali rajonal i ka lënë atyre një hapësirë për të kaluar nëpërmjet kësaj qendre sepse ndoshta është më e arritshme në zonat që ata kanë nevojë të lëvizin. Ndërkohë nga kjo pjesë kalimi e tyre çdo ditë dhe çdo moment hidhen mbetje urbane të cilat janë bërë vërtetë problem.” tha
Tahiraj, drejtoreshë e Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli”
Edhe pse kompania e specializuar grumbullon mbetjet spitalore, sërish disa prej mbetjeve vazhdojnë të hidhen në koshat e mbeturinave urbane. Ndërkohë sikur të mos mjaftonte kjo banorët kanë krijuar një shesh mbeturinash duke shfrytëzuar të vetmen derë të lejuar nga qendra spitalore për pjesën e sipërme të lagjes Haxhias.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO