Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në fshatin Panjë të Elbasanit, ku një grua u përplas për vdekje nga një motor. Burime nga policia bënë me dije se ka humbur jetën një 57-vjeçare me inicialet B. Xh., e cila ishte duke kaluar rrugën.
Policia vuri në pranga drejtuesin e motorrit, Ardit Lazja, 31 vjec, banues ne fshatin Cingar të Gramshit.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin motorr me targa IKH 435, në fshatin Shtëpanjë ka aksidentuar shtetasen B.Xh, 57 vjeçe, banuese në fshatin Shtëpanjë, e cila u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas gjeti vdekjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 I Kodit Penal.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com