ELBASAN- Radhë në ambientet e sigurimeve shoqërore në rrethin e Elbasanit. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Shkëlqim Duka shkak janë bërë mungesa e ambienteve për të përballuar fluksin e aplikuesve për të kryer procedurat e kempit, si dhe bashkimi i Drejtorisë së ISSH-së me Drejtorinë e Kujdesit Social.
“Shërbimi Social nuk ka ambiente aktualisht për të mundësuar komisionimin të atyre personave që i nënshtrohen trajtimit sipas sjellës së shërbimit social. Deri në këto momente është pranuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shoqërore që këto persona të komisionohen pikërisht në ambientet e saj”, tha Shkëlqim Duka.
Ai shton se për të zgjidhur këtë situatë po negociohet me Kujdesin Social për të gjetur një ambient tjëter për invalidët që mbulohen nga ky institucion.
Në këtë institucion ka patur një ngërç institucional pak kohë me pasi u bllokuan të gjitha kempet pas skandalit të abuzimeve me daljen në kemp në Komunën Labinot-Fushë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com