Me datë 21 korrik në orën 19:30 në Stadiumin Elbasan Arena do të luhet ndeshja e vlefshme për Europa League midis ekipeve Kukësit dhe Austria Wien. Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë të garantojnë rend dhe siguri gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Me datë 21 korrik nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa në zonën nga ‘’Kryqëzimi i rrugës së tapeteve’’ deri tek ‘’Ish Konservimi’’ nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve. Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:30 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
 
Për të garantuar rendin dhe sigurinë policia do të angazhojë 185 efektivë ndërkohë që njoftohet se nuk do të lejohet hyrja e fëmijëve pa biletë dhe që të gjithë të pranishmit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti.
 
Tofozët nuk duhet të kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha  apo  metale  (të çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm,
në të  kundert  nuk do të lejohen   të  futen  në stadium.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com