ELBASAN- Numri i personave të prekur me virusin HIV AIDS në qytetin e Elbasanit është 37, teksa vetëm dy vite më parë ky numër ishte 25.
 
Kjo shifër bëhet publike nga qendra e këshillimit dhe testimit vullnetar pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në këtë rreth, teksa theksohet se rastet e evidentuara deri më tani zbuluar në mënyrë rastësore, çka do të thotë së ky numër mund të jetë shumë herë më i lartë.
 
Elena Bibaja, drejtuese pranë Qendrës Rajonale Shëndetësore, shprehet se duke marrë shkas nga numri i lartë i të prekurve me SIDA lind nevoja për ngritjen e një qendre për trajtimin e të prekurve nga virusi vdekjeprurës.
 
Ndrojtja e qytetarëve për t’i diagnostikuar nëse janë të prekur nga virusi HIV AIDS mbetet në problem serioz, dhe ndërgjegjësimi i tyre lidhur me këtë fenomen mbetet prioritet në politikat e Qendrës Rajonale Shëndetësore.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)