Ndërkohë që reshjet intensive të shiut vijojnë, është rënduar më tepër situata në fshatrat Jagodinë dhe Muriqan të Elbasanit për shkak të bllokimit të kanalit kullues.
Sipërfaqe të shumta kanë mbetur nën ujë, teksa uji ka depërtuar edhe në toka bujqësore. Ata shprehen se uji i ka rrethuar banesat, ndërkohë që disa prej tyre u ka hyrë në banesë. Nga ana e shtetit, deri më tani thonë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë dhe shkak kryesor ka qenë bllokimi i kanalit kullues nga mungesa e pastrimit.
Report TV shkoi në një prej banesave të rrethuara nga uji që prej mëngjesit të sotëm, ku banonin dy persona. Zonja e shtëpisë, nga distanca, shprehet se nuk kanë ç’të bëjnë dhe janë të detyruar të presin që uji të largohet për të dalë nga banesa, pasi tani janë të izoluar.
Një tjetër banor i zonës shprehet se shkak është bërë kanali kullues, i cili nuk është pastruar, e jo shiu.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot






