Elbasan,sekuestrohen 3 mina me
telekomandë,arrestohen 2 persona

Elbasan,sekuestrohen 3 mina me<br />telekomandë,arrestohen 2 persona
Rreth 3 mina me telekomandë dhe 6 aparatë celularë të markave të ndryshme janë sekuestruar në një servis nga policia e Elbasanit.

Ndërsa janë arrestuar 2 persona .

Gjatë operacionit ‘Specialisti’ u arrestua 26-vjecari Maksim Hekurani  dhe 21-vjecari Nikolla Roxhe të dy banues në Vlorë.
 
Arrestimi i tyre, u krye në kuadër të proçedimit penal me metoda speciale hetimi, pasi më datë 13.07.2017, rreth orës 15:30, në bashkepunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë Shtetit, u ushtrua kontroll në ambjentet e servisit të marrë me qera nga shtetasi Maksim Hekurani.
 
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në keto ambjente u gjetën 3 (tre) copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande), të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse, dhe magnet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin