Furtunë në Universitetin e Elbasanit, pezullohen 7 pedagogë, në hetim për korrupsion! Akuzohen se morën para studentëve për provimet! Zbulohet dhe sekseri (Emrat)

Elbasan- Shtatë pedagogë të Fakultetit 'Shkencat e Edukimi', të Universitetit 'Aleksandër Xhuvani', janë pezulluar nga puna dhe po hetohen nga prokuroria e Elbasanit  pasi dyshohen për korrupsion pasiv. 

Ndaj tyre gjykata ka marrë masën detyrim paraqitje për korrupsion pasiv dhe dosja po hetohet nga prokurori Xheljan Seferi.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se studentët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.

Hetimet mësohet se kishin disa muaj që kishin nisur, përkatësisht gjatë sezonit të vjeshtës, ku kanë qënë vetë studentët ata të cilët kanë denoncuar marrjen e rryshfetit përkundër notës kaluese.

Rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve e ka bërë Gazmend Hodaj, i cili mesohet se ka edhe një lokal në zonën ku ndodhet universiteti.

Në ambientet e universitetit të Elbasanit ditën e sotme kanë qënë prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë sekuestruar dokumentacionin që mund ti shërbejë hetimit. 

Emrat e pedagogëve të pezulluar:
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
 8. Gazmend Hodaj sekser

Lajmi ne perditesim..

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/11/2024 11:50

    Bravo prokuroria, por keta jane peshq te vegjel. Hetoni rektorin, super i korruptuar me miliona euro pasuri. Hetoni dekanet, pedagoget e ekonomikut dhe super te korruptuarin kancelarin te cilit vetem vila i kushton 1 milion euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet tragjike në Spanjë, mes viktimave edhe ish-futbollisti i Valencias

Përmbytjet tragjike në Spanjë, mes viktimave edhe ish-futbollisti i Valencias