Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, shifrat e sondazheve të fundit të garës Harris-Trump! Avantazhet dhe shtetet kyçe
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Katër ditë përpara 5 Nëntorit, rezultati për zgjedhjet presidenciale në SHBA duket se do të kuptohet vetëm pas numërimit të votave, për shkak se sondazhe të shumta po pasqyrojnë një garë mjaft të fortë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.
Faqja “Real Clear Politics” ka bërë një përmbledhje të disa sondazheve, ku tregohet një garë shumë e ngushtë, sidomos në 7 shtetet kritike.
Harris prin në Uisconsin dhe Michigan me 0.2% dhe 0.4%, avantazh. Trump vazhdon të udhëheqë në Arizona, Nevada, Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia.
Kryesimi i tij megjithatë është shumë i lehtë. Ai prin me 1 ose nën 1%, në Nevada, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut. Trump ka një avantazh relativisht më të madh në Arizona (+2.4%) dhe Xhorxhia (+2.7%).
Shtetet kyçe shihen si thelbësore pasi SHBA nuk i zgjedh drejtpërdrejt presidentët e saj. Së bashku ato i ofrojnë kandidatëve mbi 90 vota elektorale, më shumë se 1 e treta e totalit që zakonisht duhet për t’u bërë president.
Amerikanet ndërkohë, kanë nisur të votojnë masivisht pa pritur ardhjen e datës 5 Nëntor.
Sipas Laboratorit Zgjedhor në Universiteti e Floridës mbi 62 milionë persona kanë votuar me postë ose personalisht deri më tani. Raportohet se votuesit e hershëm janë më shumë demokratë, me një avantazh prej rreth 900 mijë votues më shumë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 3197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Për herë të parë, Arizona bëhet blu për Kamalën
1 Nëntor, 08:33
-
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat
1 Nëntor, 07:37
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike
31 Tetor, 21:39
-
Sondazhet: Harris dhe Trump ‘kokë më kokë’ në Georgia dhe Karolinën e Veriut
31 Tetor, 20:47
-
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
31 Tetor, 16:24
-
Ankth dhe zhgënjim mes amerikanëve lidhur me zgjedhjet presidenciale
31 Tetor, 15:32
-
VIDEO/ Donald Trump del në fushatë me një kamion mbeturinash
31 Tetor, 14:29
-
“Ottoman Empire”, veshje nga kultura turke në Kryeministri! Sfilatë mode në Ditën Kombëtare të Turqisë
31 Tetor, 13:15
-
Në javën e fundit të fushatës, Harris dhe Trump hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit
31 Tetor, 07:43
-
Lufta/ Netanyahu - SHBA-së: Armëpushimi në Liban duhet të garantojë sigurinë tonë! Media: Hamasi refuzon propozimin për armëpushim të përkohshëm në Gaza
31 Tetor, 07:22
-
Zgjedhjet Presidenciane në SHBA/ Kremlini ndjek me vëmendje garën Trump-Harris, peshon ndikimin që mund të ketë për Rusinë
30 Tetor, 20:44
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris: Trump synon hakmarrje, misioni im është të punoj
30 Tetor, 19:15