Elbasan, shpërthim i fuqishëm
para vizitës së ministrit Xhafaj

Elbasan, shpërthim i fuqishëm<br />para vizitës së ministrit Xhafaj<br /><br>
ELBASAN-Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen ’11 Nëntori’ një ditë para vizitës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Zyrtarisht policia ka bërë të ditur se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse (piroteknike), por banorë të zonës kanë deklaruar se shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në një rreze të gjerë.

Burime për Report Tv shprehen se nuk përjashtohet edhe mundësia që lënda plasëse të ketë qenë tritol, megjithatë është ekspertiza ajo që pritet të nxjerrë përfundime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 në vendin e quajtur “Spaikorre” në një rrugicë në lagjen “11 Nëntori”, ku fillimisht pati dyshime për të plagosur, ndërsa pas telefonatës së disa banorëve, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën.

Shpërthimi në qytetin e Elbasanit vjen një ditë para vizitës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Nesër Xhafaj do të prezantojë strukturën e re të policisë në Elbasan pas furtunës pas incidentit ku u godit makina e zv/ drejtorit në Shtator.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 19:58 në Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në Lagjen "11 Nentori" në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim. Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua në vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike. Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarjet e fundit në Elbasan
Në muajt e fundit qyteti i Elbasanit ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Këtë fundjavë u dogjën dy makina, njëra në lagjen "Kala". Makina e djegur në lagjen "Kala" tip "Benz" me targa AA 663GF është në pronësi të shtetasit Xhevahir Hoxha me banim në Tiranë. Ky mjet në momentin që i është vënë zjarri ishte gjetur pa targa dhe ishte denoncuar i vjedhur në Tiranë.

Gjatë fundjavës ishte automjeti i dytë në pak orë që iu vendos flaka në lagje të ndryshme në Elbasanit dhe që rezultojnë të vjedhur në Tiranë. Policia nuk ka dhënë detaje por po hetohet për t'u zbuluar se kush janë personat që i kanë vjedhur këto mjete dhe nga kush janë përdorur.

Për njërin prej tyre policia ka konfirmuar zyrtarisht se u përdor gjatë një atentati të dështuar në lagjen "Emin Matraxhiu" ndaj fisit Çapja ku objektiv ishte ekzekutimi i Ardian Çapjes i cili iu ka shpëtuar dy atentateve deri tani. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, ish-pronari i Hotel "Univers" i ekzekutuar në vitin 2005, vrasje e cila shërbeu si pikënisje për një sërë atentatesh të përgjakshme në qytetin e Elbasanit. 

 

[gallery]25203[/gallery]

 

policia
Foto nga vendi ku ndodhi shperthimi ne Elbasan

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)