Elbasan, tentojnë të vjedhin ish repartin ushtarak, pranga binjakëve

Dy vëllezër binjakë janë arrestuar nga efektivë të policisë së Elbasanit, nën akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë në ish repartin ushtarak dhe goditjes për shkak të detyrës. Mësohet se dy ditë më parë u bë arrestimi i dy vëllezërve 17 vjeçarë, të dy me inidciale E.Q., të cilët në bashkëpunim me 20 vjeçarin V.L., kanë tentuar të vidhnin në ish-repartin ushtarak që sigurohej me polici private. Në tentativë për të vjedhur, tre të rinjtë, kanë goditur rojën e objektit, 64 vjeçarin H.M., banues në Elbasan. Teksa dy binjakët janë arrestuar, 20 vjeçarin V.L. është shpallur në kërkim.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)