Elbasan, Tomasova takon Sejdinin
'Forcim bashkëpunimit mes vendeve'

ELBASAN - Ambasadorja e Çekisë në vendin tonë, Bronislava Tomasova ka zhvilluar sot një vizitë në Bashkinë e Elbasanit ku është pritur nga kryetari Qazim Sejdini. 

Në këtë takim ambasadorja u shpreh për intensifikimin e bashkëpunimit me Bashkinë e Elbasanit duke i kërkuar Z. Sejdini t’i paraqesë nevojat që ka qyteti për investim duke marrë parasysh edhe ndarjen e re territoriale. Ajo theksoi faktin se një kompani Ceke do të jetë pjesë e investimit për rafinerinë e naftës në Cërrik së bashku me kompaninë Kurum.

“Kompanitë çeke së shpejti do të jene prezente në qytetin e Elbasanit në fushën e rafinerisë se naftes në saj të një bashkëpunimi me kompanitë turke që operojnë këtu. Por ne kemi interes të zgjerojmë bashkëpunimin me ju. Ne ju ofrojmë përvojën e kompanive tona” tha Tomasova

Nga ana e tij kryebashkiaku Sejdini duke mirëpritur propozimin e ambasadores u shpreh se pas ndarjes së re territoriale, mundësitë për të investuar në Elbasan do të jenë të pafundme. 

Ambasadorja çeke vizitoi Elbasanin në kuadër të një turi teatror që Ambasada Çeke në Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës do të zhvillojnë në Elbasan dhe Shkodër dhe në fund në Tiranë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia

Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia