ELBASAN- Tregtarët e duhanit në qytetin e Elbasanit janë përballuar me një aksion të befasishëm të  Inspektorëve të Tatimeve, që sekuestruan sasinë e duhanit për të cilën nuk është paguar akcizë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga tregtarët, të cilët  janë konfrontuar fizikisht më inspektorët e tatimeve, ndërsa është dashur ndërhyrja e uniformave blu për rikthimin e qetësisë.
 
Vetë tregtarët shprehen së prej vitesh nuk paguajnë akcizë dhe se nuk janë lajmëruar paraprakisht për këtë aksion.
 
Tregtarët bëjnë apel për zgjidhje të situatës, pasi tregtimi i duhanit është e vetmja  mundësi punësimi për ta.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)