ELBASAN -  Rreth 500 banorë të fshatit Godolesh në rrethin e Elbasanit prej një jave janë zhytur në errësirë të plotë. Shkak është bërë vjedhja e 2 transformatorëve të energjisë elektrike me qëllim tregtimin e tyre për skrap dhe mosmarrja e masave nga ana e CEZ shpërndarje për zëvëndësimin e tyre. 

Në këto kushte, banorët kanë protestuar natën e mbrëmshme për të sesibilizuar instancat përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi. 
 
Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së transofrmatorëve që kanë lënë në terr të plotë banorët e këtij fshati në Elbasan. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)