ELBASAN - Vodhi 5 milionë lekët e energjisë së paguar nga qytetarët, vihet në pranga punonjësja e postës  në fshatin Shtërmen të Elbasanit, A. Toska. Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e saj, Neshat Xhika dhe Sokol Kryemadhi nga Gostima, i po të njëjtit rreth.
 
Burime nga Policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, arrestimi i punonjëses është bërë pas denoncimi të marrë, pasi lekët që janë paguar për energjinë elektrike nuk janë derdhur në arkat e kompanisë CEZ Shpërndarje.  
 
Hetimet janë bërë nga efektivët e sektorit të krimit Ekonomiko-Financiar, të cilët kanë zbuluar edhe mashtrimin. Ndaj punonjëses A. Toska është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)